Lehtësimi i procedurave për investitorët izraelitë, ambasadori Canaj takim me Nimrod Yaron
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Nimrod Yaron, drejtuesin e kompanisë izraelite “Nimrod Yaron & Co. Israeli and International Taxation”, gjatë të cilit u diskutua rreth mënyrave të bashkëpunimit, për të lehtesuar procedurat e taksave për bizneset dhe investitoret e interesuar për të hyrë në tregun izraelit dhe atë shqiptar.

Nje vend te vecante iu kushtua rendesise qe ka per dy vendet tona, heqja e taksimit te dyfishte, si nje parakusht per rritjen e volumit tregtar te mallrave dhe kapitaleve te investimeve
“Ambasadori Canaj zhvilloi nje takim me drejtuesin e kompanise izraelite Nimrod Yaron &Co Israeli and International Taxation, gjate te cilit u diskutua rreth menyrave te bashkepunimit per te lehtesuar procedurat e taksave per bizneset dhe investitoret e interesuar per te hyre ne tregun izraelit dhe ate shqiptar.
Shqiperia dhe Izraeli gezojne nje bashkepunim ne rritje ne fushat e bujqesise, turizmit, investime ne infrastrukture, call center etj. Pavaresisht kesaj, duke patur parasysh mundesite e medha qe ekzistojne per te intensifikuar bashkepunimin ne fushat e mesiperme, del e nevojshme bashkepunimi ndermjet paleve per te reduktuar procedurat e taksave mbi bizneset dhe kompanite qe duan te investojne ne vendet respektive.
Per kete qellim, ne takim u diskutua mbi politiken e taksave ne Shqiperi dhe lehtesirat per biznesin e huaj, si dhe eleminimin e procedurave te zgjatura per regjistrimin e bizneseve te huaja. Nje vend te vecante iu kushtua rendesise qe ka per dy vendet tona, heqja e taksimit te dyfishte, si nje parakusht per rritjen e volumit tregtar te mallrave dhe kapitaleve te investimeve.
Nimrod Yaron &Co Israeli and International Taxation, https://y-tax.co.il/en/home-english/ eshte nje kompani izraelite e specializuar ne adresimin e procedurave komplekse nderkombetare te taksave dhe financave si dhe ne perfaqesimin e bizneseve ne transaksionet nderkombetare”, shkruan ambasada shqiptare në njoftimin e saj.