Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, vizitë zyrtare në Izrael
Numri 2 i qeverisë “Rama”, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndodhet për vizitë zyrtare në Izrael.
Lajmi bëhet i ditur nga Dan Oryan, Drejtor i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
“Me zëvendëskryeministren e Shqipërisë dhe ministre të Energjisë, Bellinda Balluku dhe ekipin e saj pas mbërritjes sot në Izrael”, shkruan Dan Oryan në rrjetet sociale.
I pranishëm në takimin e kortesizë ishte dhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.
With the deputy PM of Albania and minister of Energy, Bellinda Balluku and her team upon her arrival to Israel today.
Posted by Dan Oryan on Monday, January 23, 2023