Shqiptarët u dhanë shenjtërim hebrenjve

Fjala e Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit


Nga Boaz Rodkin

Më 27 janar ne përkujtojmë burrat, gratë dhe fëmijët hebrenj, si dhe të gjitha viktimat e tjera të vrarë nga Nazistët gjatë Holokaustit.

Në këtë ditë, 74 vjet më parë, Ushtria e Kuqe çliroi kampin e vdekjes në Auschwitz-Birkenau ku forcat e saj zbuluan tmerre të papërshkrueshme.  Auschwitz, fabrika që vrau qeniet njerëzore, është shndërruar në një simbol të holokaustit, një simbol i së keqes dhe një shembull i çnjerëzimit total brenda vetëdijes moderne.

Ky përvjetor i zymtë shënon zhdukjen e gjashtë milionë hebrenjve, duke përfshirë 1.5 milionë fëmijë, të cilët u shfarosën gjatë Luftës së Dytë Botërore, si rezultat i “Zgjidhjes përfundimtare”, eufemizmit të përdorur nga nazistët, për t’iu referuar planit të tyre për asgjësimin e hebrenjve. Sot kujtojmë jo vetëm vdekjet e tyre tragjike, por edhe jetën e tyre të gjallë – si tregtarët dhe zejtarët, shkencëtarët dhe autorët, mësuesit dhe nxënësit, prindërit dhe fëmijët, burrat dhe gratë. Ne gjithashtu kujtojmë miliona jo hebrenj – polakë dhe rusë, romë dhe invalidë, kundërshtarë politikë dhe homoseksualë – të cilët u vranë nën sulmin e pamëshirshëm nazist.

Historia e Holokaustit nuk është thjesht një mësim nga e kaluara; ajo është gjithashtu një mësim për të ardhmen. Sot ne riafirmojmë përgjegjësinë tonë të vazhdueshme për të jetuar këshillën: “Mos harroni kurrë. Kurrë më.”

Një studim i kohëve të fundit i bërë nga CNN, botuar nëntorin e kaluar, zbuloi se stereotipat anti-semitikë janë të gjallë dhe të shumtë në Evropë, ndërkohë që kujtesa e Holokaustit po zbehet. Më shumë se një e katërta e evropianëve të anketuar besojnë se hebrenjtë kanë shumë ndikim në biznes dhe financa. Një në pesë thanë se ata kanë shumë ndikim në media, dhe të njëjtët numra besojnë se ata kanë shumë ndikim në politikë. Ndërkohë, një e treta e evropianëve në sondazh thanë se dinin pak ose fare asgjë rreth Holokaustit.

Padituria është e rrezikshme. Me kalimin e kohës dhe kujtimet zbehen, ne duhet ta ruajmë trashëgiminë tonë morale dhe të ruhemi kundër njerëzimit, për të mos e humbur përsëri humanitetin e tij.

Zonja dhe zotërinj,

Në një botë të kolapsit total moral, një pakicë e vogël grumbulloi kurajë të jashtëzakonshme për të mbështetur vlerat njerëzore. Këta ishin të “Fisnikët ndër Kombet”. Ata qëndrojnë në kontrast të plotë me rrjedhën e indiferencës dhe armiqësisë që mbizotëronte në Europë gjatë Holokaustit. Në kundërshtim me prirjen e përgjithshme, këta shpëtimtarë i konsideronin hebrenjtë si qenie njerëzore që vinin brenda kufijve të universit të tyre të detyrimit.

Mbi këtu, pas pushtimit gjerman në vitin 1943, popullsia shqiptare, në një akt të jashtëzakonshëm, nuk pranoi të zbatonte urdhrat e okupatorit për t’i kthyer listat e hebrenjve që banonin brenda kufijve të vendit. Shqiptarët jo vetëm që mbronin qytetarët e tyre hebrenj, por gjithashtu u dhanë shenjtërim refugjatëve hebrenj që kishin mbërritur në Shqipëri, kur ishte ende nën sundimin italian dhe tani u gjendën përballë rrezikut të deportimit në kampet e përqendrimit.

Shumica e shpëtimtarëve ishin njerëz të zakonshëm, thjesht qenie njerëzore që kujdesen për njerëzit rreth tyre. Në shumë raste ata kurrë nuk planifikonin të bëheshin shpëtimtarë dhe ishin plotësisht të papërgatitur për momentin në të cilin ata duhej të merrnin një vendim kaq të gjerë. Ata ishin qenie njerëzore të zakonshme dhe pikërisht njerëzimi i tyre na prek dhe duhet të shërbejë si model. 75 familje dhe individë shqiptarë u njohën nga Yad Vashem, Qendra për përkujtimin e Holokaustit të Jerusalemit, si “Fisnikë midis Kombeve”, një term që u referohet johebrenjve që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Është në këtë frymë, që unë mendoj se filmi dokumentar “Kodi shqiptar” që jemi duke parë, përmbush një rol jetësor. Nëse ka elemente të Holokaustit që nuk mund të kuptohen kurrë, këto histori mund të kuptohen, adhurohen dhe nuk duhet të harrohen kurrë.

Këto janë histori të një guximi individual të madh, integritet dhe heroizëm, që duhet të gdhenden në ndërgjegjen tonë kolektive dhe të na kujtojnë se atje ku ka pasur një të keqe të madhe, gjithmonë mund të ketë një të mirë më të madhe.

Për të përfunduar, më lejoni të citoj fjalët e Elie Wiesel, shkrimtarit amerikan hebre, profesorit, aktivistit politik, fituesit të Çmimit Nobel dhe të mbijetuarit e Holokaustit, i cili vdiq dy vjet më parë. “Miqtë e mi të mirë – tha ai – kurrë nuk përpiqemi të tregojmë përrallën e Holokaustit për t’i bërë njerëzit të qajnë, është shumë e lehtë, nuk duam mëshirë, nëse vendosëm të tregojmë përrallë – kjo është sepse ne donim botën të jetë më e mirë – vetëm një botë më e mirë, dhe të mësosh dhe të kujtosh”.

Faleminderit

***

Fjala e Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit, 27 janar 2017 në sallën kryesore të Muzeut Kombëtar në Tiranë, me rastin e shfaqjes se dokumentarit izraelit “Kodi Shqiptar”.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit