Jonas Salk, hebreu që shpiku vaksinën dhe shpëtoi botën nga poliomeliti

Jonas Salk, biologjisti amerikano-hebre, e shkroi përjetësisht emrin e tij në historinë e mjekësisë, si shpikësi i vaksinës së parë kundër poliomielitit. Nëse ai do ta patentonte vaksinën, ai do të kishte fituar rreth 7 miliardë dollarë.


Jonas Salk, biologjisti amerikano-hebre, e shkroi përjetësisht emrin e tij në historinë e mjekësisë, si shpikësi i vaksinës së parë kundër poliomielitit dhe shpëtoi botën nga kjo sëmundje, që kryesisht kap fëmijët.

I lindur në Nju Jork (28 tetor 1914) nga prindër emigrantë ashkenazo-hebre që vinin nga Rusia, Salk kreu studimet në Universitetin e Miçiganit, nën kujdesin e Dr. Thomas Francis, një prej virologëve më të shquar në botë.

Ai u mbështet financiarisht nga ushtria amerikane, që e ngarkoi atë të zhvillonte një vaksinë kundër gripit për ushtarët amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1953, atij iu ngarkua detyra të zhvillonte një vaksinë kundër poliomielitit. Pasi e testoi në familjen e tij dhe te disa vullnetarë, ai i bëri botës të ditur, më 26 mars 1953, se e kishte gjetur atë.

Pasi u testua në mbi shumë se një milion fëmijë, vaksina u legalizua, më 12 prill 1955 nga Universiteti i Miçiganit.

Jonas Salk vendosi të mos e patentonte vaksinën e tij, duke u ardhur kështu në ndihmë miliona personave që kishin nevojë për ta blerë atë me çmim të përballueshëm.

Sipas disa vlerësimeve, nëse ai do ta patentonte vaksinën, ai do të kishte fituar rreth 7 miliardë dollarë.

Vaksina kundër poliomielitit, e quajtu edhe vaksina “Salk”, është një nga vaksinat më efikase kundër viruseve në përgjithësi.

Jonas Salk vdiq në moshën 80-vjeçare, më 23 qershor 1995 në La JOlla, Kaliforni, SHBA.

Bashkëpunimet e frytshme Shqipëri-Izrael, Spiropali pret ambasadoren Peleg

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pret ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Veliaj: Tirana, Tel-Avivi i ardhshëm i Ballkanit në teknologji dhe inovacion!

Ditën e sotme ka nisur "Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv", ku marin pjesë 88 kompani si dhe investitorë nga Izraeli.

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

“Nimrod Yaron Co.”, kompania izraelite në fushën e konsulencës tatimore hap degën e saj në Shqipëri

"Nimrod Yaron Albania", një urë lidhëse midis bizneseve izraelite dhe shqiptare. Ka filluar rekrutimi i stafit shqiptar.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit