Agjencia Izraelite e Lajmeve, TPS, marrëveshje bashkëpunimi me ATSH

Tazpit Press Service (TPS) dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare nënshkruan në Jeruzalem një memorandum mirëkuptimi për shkëmbimin e lajmeve.


Agjencia izraelite e lajmeve, Tazpit Press Service (TPS) dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare nënshkruan në Jeruzalem një memorandum mirëkuptimi për shkëmbimin e lajmeve.

Sipas TPS, ”Agjencia Telegrafike Shqiptare është agjencia më e madhe e lajmeve multimediale në Shqipëri dhe një nga shërbimet më të mira të lajmeve në rajonin e Ballkanit”.

Marrëveshja për shkëmbimin e lajmeve përfshin akses falas në të gjitha materialet.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Valbona Zhupa dhe CEO i TPS, Amotz Eyal në prani të ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

“Ky është një kapitull i ri i bashkëpunimit” tha ambasadori Canaj.

“Do t’u tregojë të gjithëve shumë gjëra mes dy vendeve tona. Shumë njerëz do të kenë dritare të reja për të ditur se çfarë ndodh në Shqipëri dhe Izrael”, theksoi ai.

“Ne jemi të përkushtuar të ndajmë teknologjinë dhe mundësitë tona. Izraeli po përpiqet të përmirësojë botën dhe mënyrën për të punuar me njëri-tjetrin. Jam i lumtur që pres prej shumë vitesh të punojmë së bashku”, tha CEO i TPS, Amotz Eyal.

TPS gjithashtu ka marrëveshje të ngjashme për shkëmbimin e lajmeve me agjencitë e lajmeve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Spanjë, Bullgari, Rumani, Maqedoninë e Veriut, Armeni dhe Azerbajxhan. /ATSH

Bashkëpunimet e frytshme Shqipëri-Izrael, Spiropali pret ambasadoren Peleg

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pret ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Veliaj: Tirana, Tel-Avivi i ardhshëm i Ballkanit në teknologji dhe inovacion!

Ditën e sotme ka nisur "Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv", ku marin pjesë 88 kompani si dhe investitorë nga Izraeli.

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

“Nimrod Yaron Co.”, kompania izraelite në fushën e konsulencës tatimore hap degën e saj në Shqipëri

"Nimrod Yaron Albania", një urë lidhëse midis bizneseve izraelite dhe shqiptare. Ka filluar rekrutimi i stafit shqiptar.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit