Mirëserdhe online “Izraeli Biznes”!

Sot është 1 mars 2023. Ditëlindja e “Izraeli Biznes”. Një urë miqësie biznesi midis Izraelit, Shqipërisë dhe Kosovës.


Nga Dash Frashëri, Botues i “Izraeli Biznes”

Mirëserdhe online “Izraeli Biznes”!

Kur gati 14 vjet më parë, në 2009, vendosa të mësoja gjuhën e shenjtë hebraike, e kisha të qarta se kërkohej “100 sakrifica”. Të mësosh apo të vetëmësosh një gjuhë të huaj është shumë e vështirë, dhe Hebraishtja ta bën dyfish të tillë.

Dëshiroja të hyja në thelb të botës së hebrenjve; të kuptoja se si mendojnë ata dhe pse janë shumë të suksessëhm dhe kaq të veçantë; të njihja kompanitë më të mëdha dhe jetëshkrimin e sipërmarrësve më të shquar izraelitë dhe hebrenj në botë.

Para 8 vitesh, më 17 dhjetor 2014, themelova median e parë pro-izraelite në Shqipëri: “Izraeli Sot”. Tashmë është një pikë referimi dhe iu shërben katër ambasadave, dy izraeliteve në Shqipëri dhe Kosovë, dhe dy shqiptarëve – Shqipëri dhe Kosovë – në Izrael.

Ka një arkiv të pasur, mijëra artikuj dhe mijëra ngjarje të dokumentuara, ato të ditës, por dhe historike. Referenca e parë kohore i përket vitit 1927, marrë nga Jewish Telegraphic Agency.

Me një përvojë të madhe në botën online – nga 2006 kur krijova portalin sportive “Albania Sport”, gjatë këtyre 17 viteve nuk rreshta së qeni i pranishëm në median elektronike.

“Tirana Diplomat” është një histori suksesi. Besoj se e tillë do të jetë edhe “Izraeli Biznes”.

Do të mbulojë aktivitetet e kompanive izraelite në Shqipëri – janë mbi 100 të tilla – por do të sjellë për lexuesit edhe risitë teknologjike, inovacionet më të fundit nga Izraeli. Dhe janë të shumta.

Për ta bërë edhe me misterioz portalin, nuk do të mungojë edhe kurioziteti për shërbimin inteligjent izraelit, Mossad; krimi kibernetik apo produktet ushtarake.

Sot është 1 mars 2023.

Sot zyrtarisht është Ditëlindja e “Izraeli Biznes”.

Qoftë ky projekt i bukur një urë miqësie biznesi midis Izraelit, Shqipërisë dhe Kosovës.

Faleminderit!

Bashkëpunimet e frytshme Shqipëri-Izrael, Spiropali pret ambasadoren Peleg

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pret ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Veliaj: Tirana, Tel-Avivi i ardhshëm i Ballkanit në teknologji dhe inovacion!

Ditën e sotme ka nisur "Java e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv", ku marin pjesë 88 kompani si dhe investitorë nga Izraeli.

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

“Nimrod Yaron Co.”, kompania izraelite në fushën e konsulencës tatimore hap degën e saj në Shqipëri

"Nimrod Yaron Albania", një urë lidhëse midis bizneseve izraelite dhe shqiptare. Ka filluar rekrutimi i stafit shqiptar.

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit